Ardhmeria.info  

Kthehu Mbrapa   Ardhmeria.info > Shoqėria > Histori > Arkeologji

Pėrgjigju
 
Veglat E Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-02-2012, 08:32 AM   #61
fegi
Senior Member
 
Avatari i fegi
 
Antarėsuar: Apr 2011
Postime: 7,224
fegi is on a distinguished road
Gabim

Kulmi i famės nė kohėn e mbretit Gent - Mbi tė kaluarėn e Ulqinit (2)

Nga Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku
S’do mend se ky qytet i lashte ilir, sikur edhe shume qytete te tjera antike ne bregdetin Adriatik, si vendbanim sadopak i urbanizuar, nuk ka mbetur jashte ndikimit te kohes se formimit te kolonive dhe tregjeve greke ne brigjet e Mesdheut, perkatesisht jashte pasojave te lidhjeve kulturore e tregtare te ketij qyteti ilir me Greqine. Kete e deshmon qeramika helene e zbuluar ne kete lokalitet, e vecanerisht altari i sakrifices kushtuar hyjneshes se gjuetise Artemises (Artemisit) me mbishkrimin perkates:
TO KOINON TON ΛATOMON APTEMI(ΔΙ)ΕΛΑΦΑΒΟΛΟΙ
BASHKĖSIA E GURGDHENDĖSVE IA NGRIT ARTEMIDĖ ELAFAVOLĖS

Ne lidhje me kete altar, kemi nje informate se eshte gjetur rreth vitit 1960 te Perroi i Ranes, ne nje varr afer shtepise se Vllado Strugarit, prej nga eshte bartur ne oborrin e shkolles fillore rreze muranave te Kalase e pastaj ne Muzeun e saj. Keto pohime te deshmitareve ulqinake (Pepo Vogliqi, perkatesisht Mishko Miliqi), mund te konsiderohen realiste, aq mepare se nuk ka deshmi te tjera per gjetjen e ketij altari in situ, gje qe i shton gjasat qe mos te konsiderohet si vazhdimesi e ndertimit apo urbanizimit te qytetit te Ulqinit me pranine edhe te gjurmeve te kultures helene, sic ishte rasti me disa qytete a koloni te tjera te lashta te Adriatikut dhe me gjere.

Kulti i Artemises, perendeshes se gjuegjuetise, dhe i vellait te saj Apollonit, sic dihet, ishte i njohur ne Del e Delf te Greqise, ku kane ekzistuar altaret e tyre. Prania e ketij altari ne Ulqin flet, mendojme ne, per marredheniet e ketij qyteti ilir me vende te Greqise dhe per pjesemarrjen e muratoreve apo mjeshterve greke ne ndertimet e pjeserishme te qytetit. Ne anen tjeter, edhe ne Delf jane gjetur helmeta ilire, si deshmi e kontakteve dhe marredhenieve te ndersjella, mirepo eshte i pamohueshem fakti se lidhjet e forta tregtare te Ulqinit antik me Greqine kane ndikuar ne zhvillimin e tij si emporion i rendesishem ku eshte bere tregti me “sende te qyteterimit te larte antik dhe me mall te gjysme-perpunuar apo te perpunuar nga iliret”. Keto te dhena duket se gjejne mbeshtetje edhe ne pohimin e ilirologut A. Stipceviq i cili, me te drejte konstaton se “Nuk mund te studiohet e kaluara e Ballkanit, madje as e tanishmja, pa njohjen e elementit ilir. Gjithcka qe ka ndodhur ne Ballkan prej kohes se mesme e kendej, ne nje fare menyre, eshte ndertuar mbi ate shtrese qe ne e quajme ilire. Pra, cdo tregim per Ballkanin fillon me iliret.”

Pervec disa motiveve karakteristike per kulturen ilire qe mund te verehen ne realizime artistike te amforave dhe vazove me Artemisen si figure qendrore, jemi te mendimit se ne instancen e fundit mund te hetohen paralelizma apo pandane te Artemises greke, Dianes romake dhe Thana-s ilire, perkatesisht Zana-s shqipe. Ne kete kontekst, tiparet e Zanes apo zanave e xhindeve ne perrallat shqiptare, pervec tjerash dallohen edhe me pranine e kengeve dhe valleve te cilat i kane shoqeruar perendite ilire, greke, romake, pra edhe ato iliro-shqiptare. Gjurmet e qyteterimit te lashte verehen edhe ne fragmente dhe gypa te ujesjellesit prej guri apo qeramike, ne tempuj pagane te shnderruar me vone edhe ne kisha apo rezervuare te ujit, aq te nevojshem ne rrethana te caktuara te gjallerimit te qytetit.

Qyteti ka pasur fame te madhe ne kohen e shtetit ilir e sidomos kur ka sunduar mbreti i fundit ilir Genti. Shtrirja e qytetit antik te Ulqinit eshte karakteristike me pershtatjen e ndertimeve te objekteve sipas terrenit. Kjo verehet qe nga ballina e jashtme e murit qiklopik, qe si e pjerret i pershtatet terrenit, e deri te ndertesat e objektet e tjera qe u pershtaten pozitave te tarracave. Kjo i perngjan tipit te ndertimit te ashtuquajtur pergam i cili eshte zbatuar edhe ne ndertimin e metutjeshem te Ulqinit mesjetar. Perndryshe, funksionaliteti i ketij tipi te ndertimit mund te verehet edhe ne formen e rruges kryesore dhe rrugicave te adaptuara per komunikim, sipas kushteve te terrenit.

Pas perfundimit te luftes se fundit iliro-romake, me c’rast u shkaterrua mbreteria e Gentit, e deri ne shekullin XI, Ulqini gezon nje autonomi te konsiderueshme dhe ekziston si nje lloj republike e vogel ne te cilen lulezon jeta tregtare dhe detare. Me vone arrijne e nderrohen pushtues te ndryshem qe e lakmonin shume kete qytet te rendesishem dhe atraktiv.

Emri i Ulqinit sipas burimeve tė shkruara
Sa i takon emrit te Ulqinit antik, deshmia e pare ne forme te shkruar ndeshet te Plini i Vjeter i cili, ne vepren e tij Naturalis historiae, pohon se Ulqini antik (Olcinium) me pare eshte quajtur Col-chinium, pra Kolkin apo Kolhin, sipas kolkasve apo kolheve, themeluesve te pare te tij (“Olcinium quod ante Colchinium dictum est, a Colchis conditum.”).

Sipas nje hipoteze, emri me i hershem Colchinium ka te beje me kolket apo kolhet nga Azia, si themelues te ketij qyteti, ne mbeshtetje edhe te te dhenes mbi poetin helen Apolonin nga Rodosi i cili, kur kendon per argonautet, thote se kolket jane vendosur ne trevat ilire. Shkencetaret gruziane emrin e Kolhides (Kolkides) e vene ne raport edhe me emrin Koλχis qe ndeshet te Ptolemeu, perkatesisht me stacionet Colchis dhe Colchion nga Tabula Peuntingeriana. Mirepo, me kete rast harrohet se kolket ishin edhe nje fis ilir i cili, sipas Plinit te Vjeter, kishte themeluar qytetin bregdetar Orik (NH,23(26). Ne anen tjeter, edhe vete struktura urbanistike e Kalase dallohet me nje origjinalitet tjeter ilir, pervec bedenit ilir qe u zu ne goje, nga fakti se si fortese nuk gjendet jashte vendbanimit, por perbrenda bedeneve bashke me vendbanim.

Tit Livi e permend Ulqinin si Olcinium, kurse banoret e Ulqinit si Olciniatas, per te cilet ka mendime se i takonin fisit ilir te labeateve i cili shtrihej rreth Liqenit te Shkodres, dikur Liqenit te Labeateve. Edhe udhepershkruesi arab Idrizi (shek. XII) banoret e Ulqinit i quan Labiqis, kurse dijetari Grga Novak pohon se banoret e vjeter te Ulqinit i kane takuar fisit ilir te taulanteve. Sido qe te jete, sipas Tit Livit, i cili ben fjale edhe per qendresen e banoreve ilire te Ulqinit kunder romakeve ne kohen e Gentit, dhe pas disfates se ketij te fundit, vullneti i Senatit dhe i popullit romak ishte qe t’i linte te lire iliret(...) te cilet jo vetem se do te ishin te lire por edhe do te liroheshin nga taksat isasit, taulantet, pirustet e dasaretet, banoret e Rizonit dhe te Ulcinit, mbasi keta kaluan ne anen e romakeve para se te humbte fuqine Genti (...senatum populumque Romanum Illyrios esse liberos iubere (...) sed etiam immunes fore Issenses et Taulantios, Dassaretiorum, Pirustas, Rhizonitas, Olciniatas, quod incolumi Gentio ad Romanos defecissent).
Marrė nga: Koha javore
fegi i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 23-02-2012, 08:34 AM   #62
fegi
Senior Member
 
Avatari i fegi
 
Antarėsuar: Apr 2011
Postime: 7,224
fegi is on a distinguished road
Gabim

Qytet antik atraktiv dhe i rrallė - Mbi tė kaluarėn e Ulqinit (3)

Nga Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku
Pas humbjes se autonomise se Shtetit Ilir (168-167 p.e r), gjegjesisht ne kohen romake, Ulqini bente pjese ne te ashtuquajtura oppida civium Romanorum, kurse me vone e fiton edhe statusin e qytetit te pavarur apo te municipium-it.

Klaud Ptolemeu, ne vepren e tij Geographia (Lib. II,16,3), per Ulqinin shenon trajten Ulkinion (Ουλκινιον) e cila iu ka sherbyer si mbeshtetje kryesore dijetareve, sic jane Hahn, Majer, Cabej (J. G. Hahn, A. Mayer, E. Cabej), qe emrin e Ulqinit ta lidhin me bazen i.e. *ulkuos, pra me emrin e “ujkut”, qe ne shqipe eshte ruajtur edhe si ulk, sipas shtazes-totemit te tij.

Si gjurme me e afert me trajten e vjeter Ulkinion, perkatesisht Olkinion, Olcinium, sherben trajta OLCHINII (Olkinii) ne gjinoren e latinishtes, e gdhendur ne pragun e portes se Kishes – Xhami ne Kalane e Ulqinit, ku behet fjale per rindertimin e ketij objekti kulti ne vitin 1569.

Emri i Ulqinit i gdhendur OLCHINII (Olkinii), ne rasen gjinore te latinishtes, ka rendesi te vecante sepse deshmon per shqiptimin me te lashte Olkinion, Ulkinion, per te cilet kemi bere fjale me lart.

Edhe variantet e tjera te emrit te Ulqinit te vjeter, si Vicinium, qe shenohet ne Tabula Peuntingeriana dhe te Ravenasi si Buccinium, deshmojne per modifikimet e shumta qe ka pesuar emri i Ulqinit gjate shekujve, dhe njeherazi krijojne veshtiresi per ta percaktuar trajten origjinale te emrit te ketij qyteti ne antike e rrjedhimisht edhe etimonin e tij.

Ne kete kontekst vlen te permendet edhe nje mendim i dijetarit bullgar V. Georgiev, i cili per etimologjine e Olcinium-it niset nga trajta Colchinium te cilen e ndan ne Col-in-ium (Col/ch/-in-ium R.U.), duke pohuar se kjo Col rrjedh nga i.e. qel me kuptim “maje”, “shteg”, “mal”, “koder”, te ciles i perligjet fjala latine, cka nga nje aspekt i pergjigjet pozites gjeografike te Ulqinit, por mbetet serish si nje argument i vetem dhe i pamjaftueshem per nje pohim me te sigurt dhe me te pranueshem ne sistemin e emertimeve te qyteteve antike ne keto ane.

Prej periudhės mesjetare drejt shekullit XX
Ne bregdetin e Adriatikut, por edhe me gjere, jane te njohura mjaft qytete a vendbanime antike apo mesjetare qe bejne pjese ne te ashtuquajtura qytete te vdekur. Jane keto qytete te njohur me lulezimin e nje jete te larte e te qyteteruar ne periudha te caktuara historike, por qe ne rrjedhen e kohes, per arsye te ndryshme, jane braktisur per mekurre dhe pllakosur nga heshtja dhe vdekja e amshuar, kurse afer ose larg tyre ka mundur te vazhdonte nje jete tjeter ne themele te reja.

Nderkaq, Ulqini eshte, pa dyshim, nje nder qytetet antike me atraktive dhe te rralla ku deshmohet vazhdimesia e jetes dhe e qyteterimit prej kohes parahistorike apo antike kah mesjeta e hershme dhe e vone, e deri ne ditet tona.

Me rastin e levizjeve te medha gjeotektonike dhe termeteve katastrofale, te njohura prej koheve me te hershme e deri me sot, shume qytete te bregdetit Adriatik sharruan ne det apo u varrosen nen lymin e vershimeve dhe erozioneve te medha. Nderkaq, fale pozites se rralle gjeografike – strategjike ku u ngriten themelet e para te ketij qyteti, ketu, si duket, jeta vazhdoi te qendroje e panderprere krahas me kepin, shkembinjte dhe detin e amshuar. Atij i lakmuan tregtare, sundues, pushtues te ndryshem, madje prej viseve shume te largeta, por nuk arriten ta shuanin plotesisht e pergjithmone jeten e tij, jeten e vendasve. Ne te mbeten gjurme nga kockat e tyre, stilet e ndertimit, mbishkrimet, me modifikimet a adaptimet edhe te vete emrit te qytetit. Ne te gjitha periudhat e baticave e zbaticave te jetes e qendreses kunder vdekjes, qyteti qendroi, gjalleroi, duke u perterire si feniksi, edhe ne saje te faktit se konsiderohet nder qytetet me te fortifikuara antike e mesjetare te Mesdheut.

Shkrime e mbishkrime nga periudha mesjetare
Ne shtetin e riorganizuar te Dioklecianit, kur u be ndarja e Perandorise Romake, Ulqini u gjend ne provincen Prevalitana te Perandorise Lindore dhe, qe nga shekulli IV, fillojne te zhduken ngadale kultet dhe besimet pagane te popullates, meqe kisha prevalitane me qender ne Shkoder filloi te perhapte ne mesin e popullates ilire, sadopak te romanizuar, fene e re te krishterimit.

Ka mendime se Ulqini eshte nje nder qytetet te cilat i perteriu dhe i fortifikoi edhe perandori bizantin Justiniani, duke ngritur bedene te larta rrethuese nga ana e jashtme, ashtu qe ato ilire mbeten perbrenda.

Ne kohen e shtetit te Dioklese dhe sundimit te Nemanjiqeve (Nemaniteve), Ulqini njihet si qender e rendesishme tregtare dhe detare, me autonomine e ruajtur te qytetit. Ne vitin 1166, me rastin e shugurimit te Katedrales se Shen Trifunit ne Kotorr, ne nje dokument ne gjuhen latine permendet edhe pjesemarrja e personaliteteve me te larta kishtare shqiptare: Peshkopi Lazer (Lazarus) ne anen e majte te altarit dhe peshkopi ulqinak Johani (Johannes) ne anen e djathte. Vec tyre permendet edhe prania e Pjetrit (Petrus), Peshkopit te Shasit si dhe Andrea, abat shqiptar, bashke me masen e popullit te qytetit.

Ne saje te pozites strategjike dhe bedeneve te fortifikuara mire, ky qytet i perballoi lufterat dhe sulmet e shumta, prej te cilave vecohen sulmet e fuqishme te perandorit maqedon Samuilit nga shekulli IX, dhe sulmet e mongoleve nga viti 1242, te cilet arriten nga stepat e largeta ne keto hapesira, dhe nje hordhi e tyre e furishme galopoi deri rreze bedeneve te Ulqinit. Qe nje fragment nga Kronika e Priftit te Dioklese i cili ben fjale per tentimet e perandorit Samuil per ta pushtuar Ulqinin:
Transkriptimi i pjesėrishėm i tekstit latin
Veniens post haec imperator cum exercitu et cernens, quod regi praevalere non posset, partem sui exercitus ad montis pedem reliquit partemque secum ducens ad expugnandum civitatem Dulcinium perrexit. Erant praeterea per montem Obliquum igniti serpentes, qui statim ut aliquos percutiebant, absque ulla tarditate moriebantur coeperuntque magnum damnum facere, tam de hominibus, quam de animalibus. (...) Post haec congregato exercitu, debellavit Dulcinium longo tempore, sed id capere nullatenus valuit. Inde ascendit iratus, coepit destruere, incendere ac depraedare totam Dalmatiam, Decatarum atque Lausium civitates incendit nec non et vicos et totam provinciam devastavit, ita ut terra videretur esse sine habitatore.

Pėrkthimi shqip:
- Pastaj, kur perandori (Samuili R.U.) erdh me ushtri dhe verejti se nuk do te mund ta mposhtte mbretin (Vladimir R.U.), nje pjese te ushtrise e la rreze malit (Oblik R.U.), kurse pjesen tjeter e mori me vete dhe u nis ta merrte Ulqinin. (…) Pastaj perandori me ushtri sulmoi nje kohe te gjate Ulqinin, por asesi nuk mundi ta pushtonte. Prej andej, i hidheruar, hoqi dore dhe nisi te shkaterronte, digjte dhe plackiste tere Dalmacine; i dogji qytetet Kotorr dhe Raguze, kurse fshatrat dhe tere rajonin e shkretoi ne ate mase sa qe dukej se toka kishte mbetur pa banore.

Marrė nga: Koha Javore
fegi i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 23-02-2012, 08:36 AM   #63
fegi
Senior Member
 
Avatari i fegi
 
Antarėsuar: Apr 2011
Postime: 7,224
fegi is on a distinguished road
Gabim

Vendstrehim i Helenės sė Anzhuinėve - Mbi tė kaluarėn e Ulqinit (4)
Nga Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku
Ulqini kishte edhe peshkopatėn (apo ipeshkvinė) e vet, por tė varur nga peshkopata e Tivarit.

Prej vitit 1250 e deri nė fund tė shekullit XIV, nė lokalitetin e Kalasė sė sotme janė ndėrtuar disa kisha, siē janė ajo e Zonjės sė Bekuar, e Shėn Jovanit (Gjonit) tė Ulqinit, Shėn Dominikut, etj.
Brenda kėsaj periudhe, nė kėtė qytet ka jetuar dhe e ka mbajtur fronin nipi i Nemanjės, Gjorgji (1252) si “princeps Diocliae”, kurse prej vitit 1282-1309 kėtu jetoi si vejushė Helena e Anzhuinėve, ndėrsa motra e saj Maria prej vitit 1281 kėtu jeton dhe njihet me atributin “domina Ulcinii”. Tė dyja, si duket, gjetėn nė kėtė qytet qetėsinė dhe vendstrehimin e kėndshėm. Ato kėtu ndėrtuan edhe manastirin franēeskan (v. 1288), qė mbeti gjurmė e mirėnjohjes, e kohės dhe e jetės sė tyre nė kėtė qytet. Pėr kėtė dhe kisha tė tjera tė ndėrtuara nė kėtė qytet dėshmojnė gėrmadhat e zbuluara me pjesė ose fragmente tė mureve, portaleve e rozetave dhe elemente tė tjera dekorative tė cilat ndeshen edhe nė shtėpitė a pallatet luksoze tė personaliteteve nė zė qė atėbotė jetonin nė kėtė qytet si bujarė, princė, kapedanė e tregtarė tė njohur.

Lidhur me kėtė nė “Lovcenski odjek” 2-3, autori L. Bullatoviq (Lj. Bulatovic), duke bėrė fjalė pėr statutet e Ulqinit shkruan se nė vitin 1280 pėrmendet si knjaz i Ulqinit venedikasi Marcus Pollanus (Marko Pollo). Nė njė dokument nga viti 1331, midis tjerash shėnohet se shumė fshatarė nga rrethi i Ulqinit ngritėn krye kundėr feudalėve, tė cilėvė ua dogjėn edhe kėshtjellat.

Nga viti 1332, vlen tė veēohet njė fragment marrė nga Directorium ad Passagium faciendum tė klerikut francez Guillellmus Adae-Brocardus, atėbotė kryepeshkop i Tivarit i cili, midis tjerash, shkruan:

Latini habent sex civitates cum suis episcopis: prima Antibarum, archiepiscopalem; deinde Chatarensem, Dulcedinensem, Suacinensem, Scutarenensem et Drivascensem, quas quidem soli Latini inhabitant; populus vero earum sunt Albanenses in tota ipsarum diocesi extra muros. Sunt eciam Albanensium quatuor civitatetes (…). Et licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in usu et in omnibus suis libris.



Pra, duke theksuar parapakisht praninė e dy popujve siē janė arbėrit dhe latinėt (sunt ibi due naciones, una videlicet Albanensium et alia Latinorum), qė i pėrkasin kishės romake, shkruan se latinėt kanė gjashtė qytete me peshkopėt e tyre: sė pari arqipeshkvi i Tivarit; pastaj ata tė Kotorrit, Ulqinit, Shasit, Shkodrės dhe Drishtit, tė banuar vetėm nga latinėt; vėrtet popullata e tyre ėshtė arbėreshe nė tė gjitha dioqezat e tyre jashtė mureve. Janė edhe katėr qytete shqiptare / Pulti i Sipėrm dhe i Poshtėm, Sabati apo Dioqeza e Sapės dhe Albania apo Dioqeza e Durrėsit/ (…). Dhe sado qė arbėrit kanė njė gjuhė krejt tė ndryshme prej latinishtes, megjithatė nė librat e tyre pėrdorin shkronjat latine. Pra njė dėshmi shumė e rėndėsishme se shqiptarėt atėbotė kishin edhe libra tė botuar, tė cilat mjerisht ende nuk janė gjetur deri mė sot, me shpresė se diku dikur do tė zbulohet ndonjė prej tyre.

Ka shėnime se gjatė shekullit XIV Buna dhe Drini kanė qenė tė lundrueshėm, ku pjesėrisht i lejohej lundrimi ndonjė brigantine raguziane, kurse venedikasit bėjnė me dije se askush nuk mund tė ngriste nė brigjet e Bunės ndonjė objekt apo vendbanim i cili do tė pengonte lundrimin nėpėr kėtė lumė.

Ndikimi i Venedikut nė fund tė kėtij shekulli, pėrkatėsisht pas Paqes sė Torinos (1381), pasqyrohet edhe nė emigrimin e shumė ulqinakėve, gjė qė ilustrohet edhe nga disa shėnime tė bartura nė faqet e internetit si vijon:
“(…) Pasi qė luftrat dhe epidemitė sollėn zvogėlimin dhe mungesėn e fuqisė punėtore, pushteti i Venedikut vendosi tė privilegjonte emigrimin e shqiptarėve katolikė duke u mundėsuar nė vitin 1388 kalimin e lehtė tė detit Adriatik me anijet venedikase. Tė interesuarit mbi moshėn 10- vjeēare paguanin gjashtė dukatė pėr tė kaluar detin, u sigurohej punė pėr katėr vite (…). Numri mė i madh i emigrantėve ulqinakė kanė punuar si zejtarė, berberė, hotelierė dhe bukėpjekės. Ata qė e dinin gjuhėn sllave kanė punuar edhe si pėrkthyes
(…).

Pėr ulqinakėt thuhet se kanė vendbanuar nė rrethinėn e Kėshtjellit, nė parohinė e Shėn Marisė Farmeza, nė mes tė portit Skiavonia dhe fushės sė Shėn Filipit dhe Gjakomit, pranė emigrantėve grekė e sllavenė, tė quajtur Lagja ballkanike e Venedikut.

Me invadimin e Turqisė, numri i ulqinakėve u rrit pasi iknin me shumicė pėr tė shpėtuar nga zullumi (…). Nė Venedik emigrantėt themeluan shoqatėn e vet, shkollat “Shėn Saveri” dhe “Shėn Gali” nė vitin 1442 (…)”.

Se lundrimi zhvillohej pa pengesa me mjete tė cakuara lundrimi, dėshmon e dhėna se nė vitin 1407, Republika e Venedikut dėrgon njė brigantinė nė Shkodėr pėr tė marrė njė misionar tė vetin. Sa i takon lundrimit tė mėtutjeshėm nė Bunė, edhe gjeografi turk Haxhi Kllafa (shek. XVII) pohon se anije tė vogla nga deti lundrojnė nėpėr Bunė duke bartur mallra, kurse ishte i njohur porti i Shėn Gjergjit si treg i kripės nė kohėn kur nė Liqenin e Shkodrės kishte edhe skele.
Marė nga: Koha Javore
fegi i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 23-02-2012, 08:37 AM   #64
fegi
Senior Member
 
Avatari i fegi
 
Antarėsuar: Apr 2011
Postime: 7,224
fegi is on a distinguished road
Gabim

Lulėzimi nė periudhėn e Balshajve - Mbi tė kaluarėn e Ulqinit (5)
Nga Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku
Deri nė vitin 1423, pra gjatė sundimit tė dinastisė sė princėrve Balshaj, qyteti i Ulqinit ka rėndėsi politike dhe kulturore e cila rritet sidomos pas shpartallimit tė Rashkės.

Nė kohėn e sundimit tė Gjergj Stres (Strasimir) Balshės (1385-1405), i cili vdiq dhe u varros nė Ulqin, qyteti bėhet qendėr e princėrve tė familjes sė bujarėve shqiptarė Balshajve, kurse vetė Gjergj Stresi (Strasimiri) njihet si “zot i Zetės dhe i Bregdetit” e dubrovnikasit (raguzasit) e konsideronin si “Princ i Ulqinit”.

Mė herėt, prej kohės sė Nemanjitėve, e mė vonė edhe tė Balshajve, datojnė monedhat e bronzit dhe tė argjendit me motive tė ndryshme.

Nga koha e Balshajve janė tė njohura monedha, ku nė njėrėn faqe figurojnė motive tė mburojės dhe kokės sė ujkut me nofulla tė hapura. Mbase motivi i ujkut mund tė shėrbejė edhe si mbėshtetje pėr vazhdimėsinė e pranisė sė totemit tė ujkut nga koha antike dhe pėr tezėn se emri i Ulqinit tė lashtė shpjegohet i prejardhur nga emri i ujkut, tezė tė cilėn e kemi pėrkrahur edhe ne, dhe nė funksion tė sė cilės shtojmė edhe tė dhėnėn paraprake.

Tė kohės sė Balshajve, pėrveē kokės sė ujkut qė figuron nė monedhat pėrkatėse, kemi edhe monedha tė tjera tė farkuara nė Ulqin, tė quajtura follarė, pėr tė cilat vlen tė ceket konkluzioni i Kėshillit tė Vogėl tė Raguzės nga viti 1386, sipas tė cilit i mundėsohej Ulqinit tė farkonte follarėt e tij (…) quod idem de Dulcinio possint facere fier cuneos folalorum suorum qė lė tė nėnkuptohet se monedhat farkoheshin gjetiu, pra edhe mė herėt. Kėtu po i paraqesim disa prej tyre ku pasqyrohen motivet me Shėn Mėrinė e Jezusin, Qengjin e Zotit, pastaj kėshtjellėn e Ulqinit dhe disa tė tjera tė gjetura nė Shas, me motive tė ndryshme. Gati tė gjitha llojet e follarit tė Ulqinit nė revers kanė figurėn e Shėn Mėrisė, por ėshtė e njohur edhe seria e atyre me Qengjin dhe Hyjin qė i takojnė Ulqinit, gjė qė vėrehet edhe nė mbishkrimet Dulcigno, Dulcino, pėrkatėsisht Agnus dei Dulcinii.

Monedha me motive nga kėshtjella e Ulqinit del me tri kulla (mė e larta nė mes), dhe porta e madhe nė tė cilėn shihet druri mes dy gjyleve. Nė nėnllojin e dytė dallohet figura e njeriut me duar tė shtrira. Nė kėto dy lloje monedhash figuron emri i qytetit tė Ulqinit CIVI(TAS)- (D)VLCINII, pėrkatėsisht CIVITA DVLCIGNII.

Sa i takon vetė familjes bujare tė Balshajve do tė cekim edhe tė dhėnėn interesante, pėr tė cilėn bėn fjalė edhe Rovinski, sipas tė cilit atė e ndeshim edhe te Barleti. Ky i fundit, disa vojvodė qė i ndihmonin i pandeh shqiptarė si vijon: “Inter eos et Georgius Stresius nepos venit, Balsae filius (Nė mesin e tyre erdhi edhe nipi Gjergj Stresi, i biri i Balshės. R. U.).

Edhe para Balshajve, Ulqini dallohet si qendėr e rėndėsishme tregtare, financiare, kulturore, me Kuvendin e Qytetit me statutin e vet, me punėtoritė e skalitėsve, tė njohura nga shekulli IX. Mirėpo, edhe nė kohėn e sundimit tė tyre, Ulqini pėrjetoi njė lulėzim tė plotė. Nė portin e Ulqinit qarkullonin detarė, tregtarė e financierė, jo vetėm nga Raguza (Dubrovniku) e Venediku, por edhe nga qytete tė ndryshme tė Evropės. Nga kjo qendėr ėshtė eksportuar sidomos druri dhe kripa, kurse importuar kryesisht tekstili. Dokumentet e kohės dėshmojnė se tregtarėt e Venedikut e kanė pasur nė Ulqin edhe konsullin e vet tė quajtur Benedikt Kontarino tė cilit Gjergj Stresi i pat garantuar lirinė e tregtisė me Ulqinin.

Nga kjo periudhė, pėrkatėsisht nė vitin 1392-93, pėrmendet njė episod sipas tė cilit Republika e Venedikut drejton njė eskuadrilė nė drejtim tė Ulqinit pėr tė marrė nė mbrojtje bashkėshorten e Gjergjit, Helenėn, pėr tė cilėn thuhet se ishte e bija e princ Llazarit.

Gjatė shekullit XIV, nė punėtorinė e Ulqinit u formuan edhe skalitėsit e njohur Mikeli, Gjergji dhe Radosh Gjoni, kurse nė vitin 1397, Gjergj Stresi vepron nė rindėrtimin e qytetit, duke angazhuar kėtu edhe mjaft raguzianė dhe venedikas, si mjeshtėr tė njohur ndėrtimi. Kėto projekte tė filluara arkitekturale i vazhdon edhe Balsha i III-tė. Mirėpo, pėrvoja jo e duhur e kėtij tė fundit pati pėr pasojė pėrfshirje mė tė fuqishme tė Venedikut nė kėtė truall. Balsha i III-tė, megjithatė, arriti qė nė vitin 1413 ta kthejė Ulqinin sėrish nė duart e familjes Balshaj deri nė vitin 1421, kur ky vdes dhe kur shuhet dinastia e princėrve Balshaj. Si gjurmė e kohės sė sundimit tė Balshajve nė kėtė qytet, veē tjerash, dallohet Kulla e Balshajve nė pjesėn e sipėrme tė qytetit, kullė kjo qė u rindėrtua disa herė dhe sot shėrben si muze-galeri.

Nga koha e Balshajve, pėrkatėsisht e Gjergj Stresit, nė burimet historiografike bėhet fjalė pėr fisnikėt venedikas qė udhėtuan me galerė nga ujėrat e Dalmacisė deri nė grykėn e turbullt tė Bunės sė rrezikshme, me gumnat e saj prej rėre dhe cektinat e kėtij lumi deri nė Shėn Kollin e asaj kohe. Mė vonė, Balsha III do tė transportojė verėn prej Ulqinit me lundra nėpėr Bunė dhe liqe drejt tė quajturave montanee, pra malėsisė.

Siē u pa mė lart dhe sipas pohimit tė Rovinskit, pėr Balshajt kultura perėndimore ishte mė e afėrt sesa ajo lindore, dhe se krahas kulturės shkrimore sllave tek ta ekzistonte edhe ajo latine, gjė qė vėrehet edhe te Nemanjitėt.

Nė kėtė kontekst vlen tė ceket njė shėnim i studiuesit Boshkoviq (Boskovic, Ulcinj), sipas tė cilit Ulqini kishte njė kishė tė ndėrtuar nė stilin romano-gotik ku gjendej edhe njė varr princėror, qė ka gjasa tė jetė ai i motrės sė mbretėreshės serbe Helena dhe i familjes Balsha, me mbishkrimin nė gjuhėn latine “hic iacet Zorzi Balschi et sui eredes…”, qė do tė thotė “kėtu pushon Gjergj Balsha me trashėgimtarėt e tij…” Pėr ne kėtu ka rėndėsi fakti se nė fjalėn latine hic (kėtu), figuron h-ja nistore qė shpesh mungon nė rrasat e varreve tė kėsaj hapėsire, por ėshtė ruajtur nė ndonjė rrasė tė Shasit.

Pėr kėtė kishė Boshkoviq nuk pėrjashton mundėsinė qė tė jetė katedralja e njohur e Shėn Mėrisė sė Ulqinit.

Nė dy monedhat qė u atribuohen Balshajve, nė njėrėn anė figuron mburoja apo sqyti me kokėn e ujkut me nofull tė hapur, kurse mbi tė ėshtė pėrkrenarja nė majė tė sė cilės ėshtė po ashtu koka e ujkut.
Marrė nga Koha Javore
fegi i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 05-03-2012, 05:21 PM   #65
fegi
Senior Member
 
Avatari i fegi
 
Antarėsuar: Apr 2011
Postime: 7,224
fegi is on a distinguished road
Gabim

Nė Risanin e mbretėreshės Teutė
Shkruan Gazmend Ēitaku
Pėr sot kisha planifikuar tė bėja rrugė drejt gjirit tė Bokės sė Kotorit pėr disa punė personale. Plani ishte qe tė nisesha sa mė heret; obligimet duhej t'i mbaroja kah ora dymbėdhjetė (mesditė).

Dėshira e kahmotshme qė tė vizitoja Risanin dhe mozaikun e tij tė famshėm tani duhej tė bėhej realitet. Me qėllim tė mirė i kisha premtuar edhe axha Hajros (Ulqinakut), qė nė Risan do tė shkonim sė bashku, unė, ai dhe babai im. Por plani qė tė shkojmė bashkė nuk u realizua.

U nisa kah ora tetė tė mėngjesit, dhe tėrė rrugės nė mendje mė vinin skena historike tė luftėrave iliro-romake. Mė pėrfytyrohej mbretėresha Teutė, qė me guximin e saj tipik iliro-shqiptar, t'i kundėrshtohej Perandorisė Romake, edhe pse atėherė Roma ishte superfuqi. Mė kujtohej fėmijėria kur babai ēdo verė qė shkonim nė Ulqin, mė merrte me vedi nė Kala, e atje mė tregonte histori pėr Kalanė mijėvjeēare tė Ulqinit. Mė tregonte se si kėtu dikur kishte jetuar edhe mbretėresha Teutė, dhe se kodra pėrballė Kalasė, e cila quhet Pinjesh (124 m), fare lehtė mund ta kishte marrė emrin e djalit tė Teutės, Pinesit. Sipas disa tė dhėnave, ēka besoj se ėshtė e vėrtetė, Teuta kishte ikur mu nga Ulqini pėr nė Risan, kur ushtria e saj nuk kishte patur mė mundėsi qė t'i bėnte ballė Perandorisė Romake. Kėtė ikje mund ta kishte bėrė nėpėrmes njė tuneli nėntokėsor, i cili lidhte Kalanė me kordėn e Pinjeshit. Dhe, mu nga kjo, mundet qė kodra kishte marrė emrin e Pinesit, tė birit tė Teutės. Ēfarė kėnaqėsie ndieja atėherė, isha kre-nar qė ndodhesha nė njė vend, ku ēdo gurė mund tė tregonte ndonjė histori. Babai mė tregonte ndodhi, legjenda, histori tė ndryshme lidhur me mikrotoponime tė posaēme brenda Kalasė sė Ulqinit, e unė pastaj ato i rirrėfeja shokėve tė mi, tė cilėt mė dėgjonin me vėmendje. Mblidheshim shokėt dhe shkonim nė mėny-rė tė organizar nė Kala, si njė ekspeditė e vėrtetė arkeologjike. Bėnim 'eksplorimin' e Kalasė, kėrkonim gjurmėt e pazbuluara deri mė tani, kėrkonim shpellėn, sajonim legjenda, e pėrjetonim momente tė paharruara.

Mbretėresha Teutė ishte shumė guximtare; duke analizuar, nuk e di se ēfarė, fėmijėrinė time apo njė pjesė tė historisė sonė kombėtare, pėrpara meje u shfaq tabela ku me gra-fema tė mėdha shkruante nė gjuhėn malazeze informata se edhe 1 km mbėrrija te mozaikėt e famshėm tė qytetit tė Teutės. Njė e rrėnqethur me kaloi dhe zvogėlova shpejtėsinė, tani nėpėr mendje mė kalonin pyetje KU? SI? ĒFARĖ? Ndalova tė pyes se si tė orientohem dhe se si ta gjej kėtė lokalitet. Vendasit ishin shumė tė sjellshėm dhe menjėherė mė kėshilluan se nga tė shkoj dhe pas spjegimit detal, mė mirė se nė ndonjė hartė topografike, para meje u shfaq kom-pleksi i famshėm i mozaikut. Shtanga. Ishte njė vend mjaft i madh, pėrafėrsisht 30 m me 30 m, dhe qartė shihej ndarja hapsinore e objektit qė dikur kishte qenė njė ndėrtesė e madhe. Pasiqė askush nuk ishte i pranishėm aty qė tė mė shpjegonte ndonjė gjė rreth kėtij vendi apo sė paku vetėm t'i hapte dyert (siē ndodh edhe nė Kalanė tonė), unė u detyrova qė tė kaloja rrethojėn e cila nuk ishte shumė e lartė, nė njė vend arrinte 1m lartėsi. Papritmas u gjenda brenda, dhe ja njė mozaik, mora aparatin fotografik dhe i bėra disa fotografime; isha i gėzuar qė mė nė fund edhe unė, kush e di se i sati me radhė, zbulova mozaikėt e famshėm. Nė anėn tjetėr shiheshin gu-rėt kapital tė latuar bukur dhe tė ven-dosur pa ndonjė paramendim, do t'i fotografoj edhe ata thashė. Duke u afruar mė befasoi shfaqja e mozaikut tjetėr. Opa, nuk qenka vetėm njė por disa! dhe tani isha edhe mė i gėzuar. Bėja foto pandėrprerė dhe nė fund, si do fati vetė, mozaiku mė i bukur. Njė engjėllushė e shtrirė. Padyshim mozaiku mė i bukur, e unė paramendoja mbretėreshėn Teutė nė kėtė mozaik. E pse jo, kur dimė qė ajo kishte jetuar nė kėtė vend. Kėshtu bredhjes sime nėpėr histori dhe nėpėr gjurmė tė lashtėsisė sė Risanit i erdhi fundi. Ndjeja njė lehtėsim shpirtėror dhe ashtu i kėnaqur dhe krenar mora rrugėn pėr nė destinacionin e duhur. Nė mendje, disa sende me dukeshin shumė mė tė qarta dhe isha shumė i lumtur pėr fotot qė kisha bėrė. Tani Bokėn e Kotorit e shiqoja nė njė mėnyrė tjetėr. E shiqoja me njė krenari qė ky vend nė vete mban gjurmė iliro-shqiptare, tė cilat nuk mund t'i zhdukė askush, madje edhe pse i mohojnė ato dhe i shfaqin si diēka tjetėr.
Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg Mozaik 01.jpg (59.4 KiloByte, 16 shikimet)
Tipi Dosjes: jpg Mozaik 02.jpg (41.3 KiloByte, 16 shikimet)
fegi i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 29-03-2012, 09:07 AM   #66
fegi
Senior Member
 
Avatari i fegi
 
Antarėsuar: Apr 2011
Postime: 7,224
fegi is on a distinguished road
Gabim

Gjurmėt e kulturės dhe urbanizmit venedikas - Mbi tė kaluarėn e Ulqinit (7)

Nga Prof.Dr. Ruzhdi Ushaku
“Ka gjasa qė Johani Bolani, i identifikueshėm me mbishkrimin nga murana e Kalasė, tė ketė qenė guvernator i Ulqinit, kapedan, restaurues dhe emrin e vet ta ketė pėrjetėsuar me shkronjat prej tjegullave nė muranėn e pallatit tė dikurshėm, si gjurmė e pranisė sė tij nė Ulqin.”

Gjatė kėsaj periudhe, nė Kalanė e Ulqinit futen elemente tė kulturės e tė urbanizmit venedikas tė cilat pasqyrohen nė rindėrtimet e ndėrtimet e bedeneve, portave, kullave, pallateve, kishave e shesheve. Si gjurmė nga ajo kohė ka mbetur, ndėr tė tjera, edhe njė mur i lartė mbi sheshin te hyrja veriore e Kalasė, nė Platonė mė tė lartė tė quajtur shpesh Citadela, ku dallohet njė lloj mbishkrimi i sajuar prej tjegullave tė kuqe tė murosura dhe mund tė lexohet IOHANI BOLANI (Johani Bolani). Ka mendime se Johani Bolani ishte njė venedikas, guvernator i Ulqinit. Dihet pėrgjithėsisht se Bolanėt ishin bujarė venedikas, kurse pėr Johani Bolanin nga viti 1455 thuhet se ishte proveditor i Shkodrės, personalitet i njohur i asaj kohe. Ka gjasa qė Johani Bolani, i identifikueshėm me mbishkrimin nga murana e Kalasė, tė ketė qenė pra guvernator i Ulqinit, kapedan, restaurues dhe emrin e vet ta ketė pėrjetėsuar me shkronjat prej tjegullave nė muranėn e pallatit tė dikurshėm, si gjurmė e pranisė sė tij nė Ulqin.



Pranė kėsaj murane ngre krye njė kishė e quajtur Kisha e Shėn Mėrisė, pėr tė cilėn mendohej se ishte ndėrtuar mė 1510. Mirėpo, nė pragun e kėsaj kishe ėshtė i gdhendur njė mbishkrim nė gjuhėn latine dhe data MDLXVIIII (1569), qė sipas tekstit latin nėnkuptohet si njė rindėrtim qė u ngrit me mund dhe u rregullua nė kėtė gjendje nė kohėn e njė proveditori tė quajtur Alvis Delfini. Sipas shkurtesave COS dhe C mund tė kuptohet se ai ishte konsull, kapedan apo kont i Ulqinit (Consul, Capetaneus, Comes, Curator etj.), siē e kanė cekur edhe disa studiues tė mėparshėm tė kėtij mbishkrimi. Ne kėtu do tė shtonim edhe faktin se emri vetjak Alvise, ishte i shpeshtė te venedikasit, kurse emri familjar Delfini, i pėrdorur nė ndėrtimin sintaksor AL(VI)SO DELFINO, nė tė quajturin ablativ absolut, pėrkthehet NĖ KOHĖN, ose GJATĖ SUNDIMIT TĖ ALVIS DELFINIT. Pra, kemi tė bėjmė me emrin e njohur tė familjes bujare venedikase DELFINI tė cilin e ndeshim edhe nė fund tė shekullit XVII te personalitete tė njohura qė qarkullonin nė kėtė hapėsirė siē ishte gjeneral Delfini (Generale Delfino).



Kjo kishė, siē dihet, u shndėrrua nė xhami nga Haxhi Halil Skurra nė vitin 1693, kur u punua edhe minarja e bukur prej gurit tė gdhendur. Funksioni fetar nė kėtė xhami u zhvillua deri nė vitin 1878, kurse minarja u shemb nga dora e njeriut nė vitin 1937. Imam I fundit i saj ishte Musa Bushati (prej 1897 deri nė vitin 1937). Nė qytet janė gjetur edhe gjurmė a mbishkrime qė dėshmojnė edhe pėr komisarė e kapedanė tė tjerė qė i dėrgonte Republika e Venedikut pėr tė qeverisur nė kėtė qytet. Njėri prej tyre ishte Andrea Marceli, guvernator i qytetit Dulcini-it, qė pėrmendet nė lidhje me disa obligime doganore, siē shėnohet nė njė dorėshkrim nė pergamenė tė 8 gushtit 1513 (MS 381) e qė ruhet nėn numrin 104 tė Bibliotekės Beinecke. Gjatė kėsaj periudhe, e mė konkretisht aty kah fundi i shekullit XV, si profesor i ēmuar i shkollave, ndonėse pėr njė kohė tė shkurtėr, nė kėtė qytet shėrbeu e aty edhe u martua me njė vajzė shqiptare humanisti, letrari, pedagogu dhe oratori i njohur shqiptar Marin Beēikemi (Marino Becichemo), i lindur nė Shkodėr, prej nga u largua qė nė moshėn dhjetėvjeēare mė 1479, kur ajo ra nėn sundimin osman. U rrit dhe u shkollua nė Bresha, shėrbeu rektor shkolle nė Raguzė, kreu misione diplomatike pėr Venedikun, dhe prej vitit 1517 u thirr profesor i retorikės nė Universitetin e Padovės. U mor me komentimin dhe analizėn e veprave tė Ciceronit, Tit Livit, Virgjilit. Nė vitet e fundit tė jetės sė tij, si peshkop i Ulqinit, shėrbeu dhe aty vdiq mė 1485 kanoniku i kishės katolike tė Novo Bėrdos, Martin Segoni, i cili kishte studiuar dhe doktoruar nė Padova drejtėsinė civile dhe kanonike (kanunike R.U).

“Kalorėsi gjerman Arnold fon Harfi, gjatė njė udhėtimi nė vitin 1496 kaloi nėpėr disa vise shqiptare, ndėr tė cilat pėrmend edhe Ulqinin, ku arriti prej Raguze (Dubrovniku), siē thuhet, prej kėtij stacioni tė fundit prej nga pėr disa ditė do tė jetojė me shqiptarėt. Qe se ē’shkruan Harfi pėr Ulqinin e asaj kohe: “Prej Raguzės deri nė Ulqin ka njėqind mila detare. Ėshtė kjo njė qytezė ku unė pėr herė tė parė dėgjova gjuhėn shqipe. Posa zbritėm nė lima e hetova tingėllimėn e kėsaj gjuhe, qė ndryshonte prej sllavishtes”.




Kalorėsi gjerman Arnold fon Harfi (Arnold von Harff), gjatė njė udhėtimi nė vitin 1496 kaloi nėpėr disa vise shqiptare, ndėr tė cilat pėrmend edhe Ulqinin, ku arriti prej Raguze (Dubrovniku), siē thuhet, prej kėtij stacioni tė fundit prej nga pėr disa ditė do tė jetojė me shqiptarėt. Qe se ē’shkruan Harfi pėr Ulqinin e asaj kohe: “Prej Raguzės deri nė Ulqin (tė cilin ai e shėnon si Dulcina R.U.) ka njėqind mila detare. Ėshtė kjo njė qytezė ku unė pėr herė tė parė dėgjova gjuhėn shqipe. Posa zbritėm nė lima e hetova tingėllimėn e kėsaj gjuhe, qė ndryshonte prej sllavishtes”. Nė vazhdim Harfi shkruan edhe se kjo qytezė gjendet nėn venedikasit dhe se e vetmja gjė venedikase qė kishte takuar aty ishin disa ushtarė, do anije dhe njė flamur venedikas. Si duket, Harfi qėndroi nė Ulqin nja dy ditė, dhe aty duhet t’i ketė shėnuar edhe disa fjalė shqipe qė figurojnė nė Fjalorin e tij shqip-gjermanisht, qė ka rėndėsi tė madhe pėr historinė e gjuhės shqipe. Nė periudhėn e sundimit tė Venedikut nė Ulqin ishin disa familje tė njohura qė kishin stemat e veta me mbishkrime, si ajo Cevasto dhe Tani. Nė vitin 1553, Justiniani i pėrshkruan ulqinakėt si shqiptarė tė pastėr, kurse tivarasit gjysmė sllavė e gjysmė shqiptarė (Sipas M. Shuflaj, Serbėt dhe shqiptarėt, f. 94). Nga kjo kohė vlen tė ceket familja e famshme tregtare e Antonio Brutit, pėr tė cilėn kemi gjetur dėshmi tė shkruara nė latinisht se njė anėtar I saj, i cili pėrmendet si kalorėsi Bruti, me dhjetė bashkėluftėtarė ulqinakė, ishte pjesėmarrės nė Betejėn e Lepantit tė vitit 1571 nė krahun e Ligės sė Shenjtė kundėr flotės osmane. Sipas Bulatoviqit, i cili i referohet Barlecit, qė bėn fjalė pėr zhvillimin e bujqėsisė nė Ulqin, pėrkatėsisht pėr fushėn e bukur tė Ulqinit tė pasur me pemė, vreshta, drithė, flitet edhe pėr qėndrimin e gruas sė Skėnderbeut nė Ulqin. Mė vonė edhe Bolica pohon (v. 1613) se Ulqini ka rrethinė tė pasur ku pėrmenden ullinjtė dhe kusaria e cila ėshtė zhvilluar edhe mė vonė nėn sundimin osman.

Marrė nga Koha Javore
Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg 345oi.jpg (66.0 KiloByte, 13 shikimet)
fegi i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 05-04-2012, 02:19 PM   #67
fegi
Senior Member
 
Avatari i fegi
 
Antarėsuar: Apr 2011
Postime: 7,224
fegi is on a distinguished road
Gabim

Shqiptarėt ruajtėn gjuhėn dhe zakonet autentike – Mbi tė kaluarėn e Ulqinit (8)
Nga Dr. Ruzhdi Ushaku
Sipas njė burimi tjetėr qė na ka rėnė nė dorė, thuhet se nė vitin 1469 qeveria e Venedikut i fali nipit tė Skėnderbeut njė shtėpi nė Ulqin. Meqė pėrmendet viti i saktė, nuk ka arsye tė mos i besojmė kėtij shėnimi, edhe pse nuk dihet mė shumė pėr kėtė shtėpi dhe nipin e Skėnderbeut. Pėr historinė e Ulqinit gjatė kėsaj periudhe ėshtė me rėndėsi tė madhe edhe njė dorėshkrim me titull Dulcigno secondo l’antica descrizione (Ulqini sipas njė pėrshkrimi antik), shkruar nga njė autor i panjohur, para se Ulqini tė binte nėn sundimin e turqve. Ky dorėshkrim ruhet nė bibliotekėn e Fretėrve Franēeskanė nė Raguzė, nėn nr. 410 (289) dhe, si duket, nuk ėshtė origjinali por kopje e mėvonshme nga ndonjė arkiv, pėr ēka shkruan edhe P. Marin Sirdani nė maj tė vitit 1936 nė revistėn “Hylli i Dritės”. Autori i kėtij dorėshkrimi pėr emrin e Ulqinit shėnon edhe trajtat Cleninium, Collelilium dhe Colesis, tė cilat nuk ndeshen nė dokumente tė tjera tė shkruara, kurse gjatė mesjetės, siē dihet, emrin e Ulqinit e ndeshim nė variante tė ndryshme si Licinium (v. 746), Ulcinium (1022), Dulcinium (1288), Dulcignum (1302), ndėrsa nė gravura tė shekullit XVI-XVII sė pari si DVLCIGNO e pastaj si DOLCIGNO, siē do tė shihet edhe mė poshtė nė kuadėr tė paraqitjes vizuale tė Ulqinit tė asaj kohe. Pėr gjurmėn e emrit Colesis pohon
P. Marin Sirdani, O.F.M. i cili, gjatė vizitės qė ia bėn kėtij qyteti nė vitin 1904, shkruan: “Kah mjesi i ledheve tė kėshtjellit, nė mur nalt, ishte shkrue me germa tė mėdha tullash s’ardhuna, emni i kėshtjellit Colesis”’.

“Ka tė ngjarė qė emri i sotėm Kala, qė pėrdoret rregullisht nė shqipe pėr qytetin e vjetėr, tė jetė njė modifikim a adaptim i mėvonshėm i emrit Colesis nė atė Kala. Ky mendim yni mund tė gjejė mbėshtetje nė fragmente tjegullash tė shkapėrderdhura nė mesin e tė cilave dallohen germat C, I, S.”

Ka tė ngjarė qė emri i sotėm Kala, qė pėrdoret rregullisht nė shqipe pėr qytetin e vjetėr, tė jetė njė modifikim a adaptim i mėvonshėm i kėtij emir Colesis nė atė Kala. Ky mendim yni mund tė gjejė mbėshtetje nė fragmente tjegullash tė shkapėrderdhura nė mesin e tė cilave dallohen germat C, I, S. Qyteti i Ulqinit (Dulcigno Citta), siē thuhet nė kėtė dorėshkrim, ishte i ndėrtuar mbi njė Kep, rrethuar me mure ashtu siē e kėrkon pozita, mbi njė shkėmb tė gjallė i cili me honet e tjera krijon siguri pėr vetė kėshtjellėn e qytetin. Nė pjesėn mė tė ulėt tė qytetit gjendet Pyrgu i Shėn Mėrisė, vend shumė i fortė (Torre della Madona luogo fortissimo) dhe Shėn Deda (San Domenico), duke pėrfunduar mbi det nė njė vend tė paafrueshėm. Ulqini ka rėndėsi shumė tė madhe e tė ēmueshme pėr zotėrimin e Shqipėrisė e cila ėshtė ende e banuar prej atyre popujve tė vjetėr e ende tė panėnshtruar mirė, qė nuk u binden turqve deri nė ditėn e sotit (E’ancora Dulcigno di grandissima stima per rispetto di il Dominio di Albania la quale e habitata pur da quelli antichi popoli ancora non ben sottomessi, ne obedienti a Turchi sino il giorno presente). Qyteti i Ulqinit i ka 30 zjarre me mbi 1600 frymė, dhe nė mesin e tyre 300 burra tė zot pėr armė.


Banorėt e tij janė tė ndarė nė bujarė, qytetarė e punėtorė (Nobili, Cittadini, lavoratori), dy shtresat e para, duke qenė sė bashku ushtrojnė njėsoj ato pakėz zyre qė i kanė, pėrveē pleqėrisė (giudicatura) e cila ėshtė e rezervuar pėr bujarėt; shtresa e tretė jeton duke punuar tokat; me mbjelljen e arave dhe me kultivimin e vreshtave e ullishtave. Veē kėtyre pėrmenden edhe disa familje, tė ardhura kėtu nga Shkodra, Lezha e Durrėsi e vende tė tjera, si ato Bruni, Palmaleta e Bruti qė merren kryesisht me tregti. Duke bėrė fjalė pėr kėtė qytet, autori i dorėshkrimit thekson se pėr shkak tė mungesės sė mullinjve nė kėtė regjion, qyteti heq keq pėr bukė, kurse pėr banorėt e zakonet e tyre shkruan si vijon: Kanė kėta shqiptarėt zakone barbare, flasin gjuhėn shqipe qė ndryshon krejtėsisht nga ajo e Dalmacisė, por janė pėr t’u ēmuar pėr besnikėrinė e madhe ndaj princit tė vet. Nė mesin e tyre nuk ekzistojnė persekutime (pėrndjekje) ekstreme e urrejtje tė brendshme, por megjithatė zemėrohen shumė shpejt e janė tė zėshėm kur flasin nėpėr sheshe (…). Nė vazhdim autori i dorėshkrimit thekson se banorėt e Ulqinit nuk I duan tė huajt e i shikojnė me sy tė keq, duke e lidhur kėtė me legjendėn mbi Jasonin e Medean, pėrkatėsisht me themeluesit kolkidas tė cilėt, duke i ndjekur kėta tė fundit pėr t’iu hakmarrė pėr padrejtėsi, u ndalėn kėtu dhe themeluan kėtė qytet. Duke mbetur plot zemėrim e mėri, urrenin jo vetėm Jasonin dhe argonautėt, por tė gjithė tė huajt, (…) por ėshtė pėr t’u besuar, vazhdon autori, se kjo vjen nga natyra barbare e rrėnjosur nė shpirtin e tyre, si tė prirur qė mos tė duhen shumė edhe mes vete (…). Sido qė tė jetė, pa marrė parasysh se a kishin shqiptarėt e Ulqinit zakone barbare apo jo, ky mendim i autorit tė dorėshkrimit pasqyron se edhe gjatė dominimit shekullor tė Venedikut shqiptarėt e kishin ruajtur gjuhėn e tyre shqipe dhe zakonet autentike, qė nuk pajtoheshin as me ato tė Venedikut as me ato tė tė huajve tė tjerė. Prej kishave qė i kishte Ulqini, nė kėtė dorėshkrim pėrmenden ajo e Shėn Markut, e Shėn Dedės dhe katedralja. Nė kėtė tė fundit (Chiesa Episcopale) gjendet, siē thuhet, figura e Ngjitjes sė Zojės sė Bekuar nė qiell, pėr tė cilėn pohohet se ėshtė njėra nga ato qė i pikturoi Shėn Luka me dorė tė vet, shumė e bukur, e gjallė e me zbukurime tė pasura sa qė mund tė matet me mė tė bukurat, mė tė pėrshpirtshmet dhe mė tė pasurat figura qė mund t’i ketė cilido qytet i njohur dhe i famshėm (E in Dulcigno nella Chiesa Episcopale una devotissima imagine della Beatissima Vergine, che figura l’ascensione sua in Cielo, la quale si dice esser una di quelle, che fece San Luca Evangelista di sua mano, la quale e bellissima et appresso e ornata di si riche gioe et che puo ugnaliarsi alle piu devote, alle piu belle et alle piu richi imagini che siano in qualsivoglia citta Nobile e famosa). Duke iu referuar vitit 1553, kėtė figure e cek edhe Thalloēi (Thalloczy), si imago celebris, quae a s. Luca picta esse dicebatur (“figurė e famshme pėr tė cilėn thuhej se e kishte pikturuar Shėn Luka” R.U.). Gravurat e shek. XVII me mbishkrimin DVLCIGNO (G. Rosaccio), dhe ajo DOLCIGNO (Coronelli), si duket e kanė ruajtur mjaft karakterin urbanistik tė qytetit nga koha kur ky ishte nėn Venedikun, dhe pėrkojnė me disa pėrshkrime qė ndeshen nė kėtė dokument.

Koha Javore
Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg Cittą-di-Dulcigno.1.jpg (65.5 KiloByte, 11 shikimet)
fegi i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 23-04-2012, 12:48 PM   #68
fegi
Senior Member
 
Avatari i fegi
 
Antarėsuar: Apr 2011
Postime: 7,224
fegi is on a distinguished road
Gabim

Ulqini nėn sundimin turk – Mbi tė kaluarėn e Ulqinit (9)
Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku
Nė vitin 1571 Ulqinin e pushtojnė turqit. Ky qytet ra nėn pushtetin otoman shumė mė vonė se disa territore fqinje. Kjo mund tė shpjegohet si nga pozita e rrallė strategjike e kėtij qyteti, ashtu edhe nga rėndėsia qė ai kishte pėr Venedikun nė aspektin e fortifikimit dhe strategjisė detare, ekonomike e politike. Nga koha e pushtimit tė Ulqinit nga turqit, kur Ahmet Pasha e sulmoi kėtė qytet nga toka e nga deti, pėrmendet kryekomandanti Serra Martinengo i cili, me ushtri e trima tė vendit, me qėndresė tė madhe, u bėri ballė sulmeve tė jeniēerėve turq. Megjithatė, pas detyrimit pėr nėnshkrimin e paktit pėr lėshimin e qytetit, pasoi hyrja e jeniēerėve tė tėrbuar nė qytet, e shoqėruar me plaēkitje e vrasje mizore. Disa prej banorėve morėn malet, kurse tridhjetė murgesha, duke mos parė shpėtim e pėr mos t’I rėnė nė dorė armikut, u gjuajtėn, siē thuhet, prej kėshtjellės dhe u mbytėn nė det. Gojėdhėna tė ngjashme, thuajse stereotipe, janė tė pėrhapura edhe mė gjerė. Kėshtu, nė luftėn mbrojtėse tė Krujės nga turqit nė qershor tė vitit 1466, sipas kronistėve, krahas burrave luftonin edhe femrat shqiptare. Kėshtu, kronisti bizantin Kritobulli shkruan se disa iliriane (femra shqiptare) tė ndjekura nga jeniēerėt u gjuajtėn nga shkėmbinjtė dhe u mbyten, qė pėrkon me legjendėn e “90 vajzave krutane tė cilat pėr mos t’u rėnė nė dorė turqve, u kapen pėr dore dhe u gjuajtėn nga shkambi nė njė pėrrua afėr Krujės”. Ky vend mori emrin “Shkambi i Vajzės”, qė na rikujton disa konkordanca toponimike pėrhapur edhe mė gjerė, si “Guri i Vajzės”, si dhe pėr vashat suliote qė nuk deshėn t’i binin nė duar armikut. Nė traditėn gojore tė popullatės sė kėsaj ane janė ruajtur edhe disa gojėdhėna tė tjera lidhur me qėndresėn e banorėve tė kėtij qyteti dhe episode nga lufta e tyre kundėr pushtuesve. Sidoqoftė, nga burimet e besueshme historiografike mėsojmė se nė gusht tė vitit 1571, garnizoni i Venedikut qė mbronte Kėshtjellėn e Ulqinit u detyrua tė dorėzohej. Me kėtė rast turqit i liruan vetėm venedikasit qė tė shkonin pėr nė Raguzė, kurse mbi ulqinakėt bėnė kėrdi, duke vrarė njė numėr tė tyre, kurse pjesėn tjetėr tė popullatės me gra e fėmijė i morėn robėr dhe ia dhanė flakėn qytetit. Prej vitit 1571 Ulqini, i cili mė heret (v. 1533) pėrmendet si vendstrehim i detarėve, bėhet vatėr e fuqishme e kusarėve dhe tė gjitha anijet tregtare lundronin larg ujėrave tė tij. Nė Ulqin fillon edhe tregu i robėrve dhe, sipas disa gojėdhėnave a legjendave, kėtu u shit rob shkrimtari i njohur spanjoll Servantesi, i cili, nė betejėn e Lepantit e pat humbur njėrėn dorė. Nė njė burim frėng qė e pata nė dorė (Gosse, Philippe, Histoire de la piraterie, Paris, 1933), e ku bėhet fjalė pėr Servantesin, mes tjerash thuhet se mė 25 shtator 1575, derisa Servantesi me vėllaun e vet Rodrigon kthehej prej Napolit nė Spanjė, anija u sulmua nga disa galera kusarėsh qė ishin nėn urdhėrin e njė renegati shqiptar, tė quajtur Memi (Arnaut Memi), dhe dy Servantesėt u zunė robėr. Ka gjasa, pra, qė Servantesi tė jetė zėnė rob nga ndonjė kusar shqiptar ulqinak, dhe gojėdhėna a legjenda mbi robin Servantes nė Ulqin mos tė jetė e pabazė.


“Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet pranuar se nė burimet serioze shkencore askund nuk pėrmendet tė ketė qenė Servantesi rob nė Ulqin apo tė ketė pasur ndonjė lidhje me Ulqinin. Andaj pėr njė pohim nė lidhje me praninė e Servantesit nė Ulqin, nevojiten kėrkime serioze me qasje interdisiplinare.”

Kėshtu nė traditėn gojore tė Ulqinit bėhet fjalė pėr njė njeri tė ditur, qė dikur moti kishte jetuar nė Ulqin, pra, pėr dashurinė idilike mes tė ashtuquajturit Servetit me kalaleshėn e bukur ulqinake. Ka mendime se gojėdhėna mbi dashurinė e Servetit me kalaleshėn ėshtė njė modifikim dhe adaptim
i mėvonshėm i ndonjė legjende mė tė hershme pėr Servantesin e famshėm. Tė dhėnėn pėr Arnaut Mamin (Memin) ose Mamin shqiptar qė e zuri rob Servantesin, e pranon shkenca e sodit, pėrfshirė kėtu edhe vetė spanjollėt. Ndėrkaq, nė njė burim nga gazeta prestigjioze “Politika” e Beogradit, dhjetor 1978, patėm shėnuar njė fragment ku thuhet: “Njohėsit e tė kaluarės sė Ulqinit thonė se nė Nisė (Nice) ekziston dokumenti nga i cili shihet se Servantesi i famshėm, autori i ‘Don Kishoti’, ishte rob i kusarėve tė Ulqinit, por u lirua me ndėrhyrjen e Venedikut. Megjithatė, ky dokument kurrė nuk ka qenė i publikuar, edhe pse nė lidhje me tė flitet mjaft.” Pėr hir tė sė vėrtetės, gjatė kėrkimeve tona nė kėtė drejtim, duhet pranuar se nė burimet serioze shkencore askund nuk pėrmendet tė ketė qenė Servantesi rob nė Ulqin apo tė ketė pasur ndonjė lidhje me Ulqinin. Andaj pėr njė pohim nė lidhje me praninė e Servantesit nė Ulqin, nevojiten kėrkime serioze me qasje interdisiplinare, dhe mbi argumente solide shkencore tė ngritet sė paku njė hipotezė pune. Por kėtė po ia lėmė kohės dhe ndonjė rasti tjetėr.

Deri nė kohėn kur e pushtuan turqit, si duket, nė Ulqin zhvillohej njė jetė mjaft e qetė, tė cilėn ta rikujton qengji qė, pėr njė kohė ishte simbol i qytetit. Banorėt e tij merreshin me ullishtė, bujqėsi, zejtari e tregti. Prej vitit 1571 fillon transformimi i qytetit dhe i jetės nė tė, nė rrethana e kushte tė reja. Bėhet fortifikimi i qytetit pas shkatėrrimeve qė i pėsoi nga lufta, adaptohen shtėpi e ndėrtesa, e kisha paraprake e kohės sė renesancės, nė afėrsi tė Portės veriore tė Kalasė, shndėrrohet nė xhami. Fillojnė tė ngriten objekte publike siē janė hamamet, krojet, e tė adaptohen sheshe e tregje, prej tė cilave dallohet veēanėrisht i quajturi “Sheshi i Skllevėrve” apo Pazari i Gjytetit, Kroi i Sinan Pashės.


Nė anėn e majtė tė hyrjes nė Pazarin e Gjytetit, sipas kronologjisė, vlen tė ceket edhe njė pllakė tjetėr prej guri nė tė cilėn ėshtė e gdhendur me numra romakė data MDLXVII (1567), pra njė datė para rėnies sė Ulqinit nėn sundimin osman. Mbi kėtė datė ėshtė i gdhendur mbishkrimi nė osmanishte, pėr tė cilin pohohet tė jetė bėrė mbi njė mbishkrim tė mėparshėm nė gjuhėn latine. Gjasat janė realiste sepse me njė vėshtrim mė tė kujdesshėm mund tė hetohet se shkrimi nė osmanishte disi nxjerr krye mbi njė bazament tė tillė. Sidoqoftė, ėshtė me rėndėsi se leximin apo pėrkthimin e kėtij mbishkrimi monumental e ka bėrė nė gjuhėn serbokroate orientalisti i njohur M. Mujesinoviq (M. Mujesinović). Nisur nga teksti i pėrkthyer nė gjuhėn serbokroate, po japim kėtu pėrkthimin tonė nė gjuhėn shqipe.
URATĖ PĖR BEKIMIN E KĖSAJ KĖSHTJELLE “E bekoftė Perėndia kėtė kėshtjellė tė Islamit buzė detit / Dhe ta mbajė nėn pushtetin mysliman deri nė Gjyqin e Ditės sė Mbrame / Kėto shtylla tė larta me taben sikur trupi me shpirtin / Janė vepėr e fuqisė sė Zotit dhe tė bamirėsisė sė tij. / O (njeri) i pafuqishėm, lutu pėr kėtė Kala tė Islamit / Tė cilės nė emėr tė vėrtetėsisė ia thashė kėtė kronogram: “Ēeli gonxhja e trėndafilit”. Viti 1130 hixhėrinj.
Koha Javore
-Rruge ne Ulqine
-kroni te Xhamia e Pashes
Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg Rruga-e-Ulqinit.jpg (28.9 KiloByte, 10 shikimet)
Tipi Dosjes: jpg Kroni-te-Xhamia-e-Pashes-Ulqin.jpg (62.3 KiloByte, 10 shikimet)
fegi i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 01-05-2012, 11:27 PM   #69
fegi
Senior Member
 
Avatari i fegi
 
Antarėsuar: Apr 2011
Postime: 7,224
fegi is on a distinguished road
Gabim

Lulėzimi i detarisė dhe kusarisė – Mbi tė kaluarėn e Ulqinit (10)
Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku

Banorėt e Ulqinit qė nga shekulli XVII fillojnė ta pranojnė islamin, kėshtu qė shumė shqiptarė tė krishterė, duke kaluar nė islamizėm, fitojnė edhe pozita tė forta nė tregti, detari. Nga kjo kohė ulqinakėt fillojnė tė dallohen si kusarė tė famshėm qė sulmonin anije tė ndryshme nėpėr Adriatik e Mesdhe dhe luftonin kundėr anijeve tė Republikės sė Venedikut, tė Bokės sė Kotorrit dhe tė vendeve tė tjera tė Dalmacisė. Qe se si e sheh Ulqinin e kėsaj kohe udhėpėrshkruesi turk Evlia Ēelebia, nė librin ku bėn fjalė pėr Udhėtimin nė Shqipėri mė 1662:


Qyteti i Ulqinit

E pat themeluar njė spanjoll. Mė vonė, me njė rast, nė saje tė dredhive e okupojnė venedikasit, por nė vitin 883=1477/8 u detyruan t’ia dorėzonin ēelėsat e qytetit Ahmet Pashė Hercegovasit (ky pohim nuk ėshtė i saktė R.U.)… kurse vetė u tėrhoqėn nė atdheun e tyre tė pafat. Kėshtjella e qytetit gjendet nė breg tė detit Adriatik. Ėshtė e ndėrtuar prej gurit tė latuar dhe ka formėn e gjashtėkėndėshit. Ėshtė ky njė qytet i fortė. Frangjitė, bastionet dhe ledhet janė tė forta. Ka gjithashtu edhe shumė mazgalla. Ėshtė i rrethuar me hendeqe dhe i furnizuar me tė gjitha materialet e pajimet e nevojshme pėr luftė. Ėshtė qytet shumė i bukur. Nė brendinė e kėshtjellės gjendet Xhamia e Mehmed-hanit. Tė gjitha shtėpitė e garnizonit tė qytetit janė tė mbuluara me pllaka prej guri, dhe tė gjitha janė tė vogla. Aty, pastaj, gjenden hambaret e drithit, depotė e municionit dhe saranxhat. Ka disa topa tė mėdhenj shumė tė fuqishėm, tė pamėshirshėm ndaj armikut. Dizdaraga rri rėndom para Portės sė qytetit nė vendin e quajtur tarraca. Kėtė qytet e ruajnė, pėrveē garnizonit tė qytetit, shtatėqind luftėtarė shqiptarė. Dhe ata qė tė gjithė janė djelmosha tė vyer, trima, tė guximshėm, burra tė patrembshėm. Numri mė i madh i ushtarėve tė tyre janė fregataxhi. Meqė ky qytet gjendet nė breg tė detit, nė gjirin e qytetit gjenden njėzet fregata. Kėtu vijnė djelmosha trima shqiptarė nga kasabatė e tjera, futen nė fregata dhe rrėmbejnė, plaēkisin dhe shkretėrojnė bregdetin e armikut. Duke sjellė thesare tė shumtė dhe robėr tė zgjedhur kthehen nė Ulqin si ngadhnjyes dhe i japin sanxhak-begut tė dhjetėn e presė.

Kėshtu kur unė, i ngrati, isha nė kėtė qytet dhe derisa e vėshtroja, arritėn nga Pulja shtatė fregata me prenė e luftės. Prej kėtyre shtatė fregatave me pre, Jusufbegut i takuan nėntėdhjetė e njėmijė groshė tė tė dhjetės perandorake dhe shtatėmbėdhjetė robėr. Nga kjo pre e luftės ky ia pagoi borxhin qė ia kishte Melek Ahmet-pashės (…). Ky pėrshkrim i qytetit pėrkon mjaft me strukturėn e pėrgjithshme tė gravurave tė Ulqinit nga kjo kohė dhe me tė dhėnat historiografike lidhur me Ulqinin e asaj kohe, si vatėr luftarake e njohur pėr nga tregtia, detaria e kusaria.


Ndėrkaq, pamja e Ulqinit do tė ndryshojė nė vazhdim sidomos pas tėrmetit tė vitit 1667, i cili i detyroi banorėt e Kalasė pėr ndėrtime tė shtėpive jashtė mureve tė saj. Edhe pse kusaria e Ulqinit pėrmendet qė nga shekuIli XIV, legjendat kryesisht flasin pėr njė kusari mė tipike, me vendosjen nė kėtė qytet, siē thuhet, tė 400 piratėve arabė, kryesisht algjerianė, qė nga gjysma e dytė shekullit XVII, apo prej vitit 1669 (pas luftės kandike). Nga ato kohė (shek. XVII-XVIII), njihet njė lulėzim i madh i detarisė dhe i kusarisė sė Ulqinit; kusarėt ulqinakė, nė fillim me anije tė vogla (fusta e tartana) e mė vonė edhe me anije tė mėdha (disa prej tyre ndėrtoheshin edhe nė kantierin e Ulqinit), sulmonin e plaēkitnin anije tregtare qė lundronin nėn flamuj tė ndryshėm nėpėr Adriatik. Nė lidhje me kėtė u trashėguan shumė gojėdhėna a legjenda, anekdota mbi kusarėt e famshėm ulqinakė, siē ishin vėllezėrit Karaminxhoja, Lika Ceni (Ali Kaceni), Uluzh Alia. Kėtyre populli u kėndoi edhe kėngė qė u ruajtėn deri mė sot. Nga koha e lulėzimit tė kusarisė, Ulqini njihet edhe si treg i robėrve dhe si vend i rrallė ku kusarėt dhe detarėt ulqinakė kanė sjellė zezakė si robėr, pėr nevoja detare, si marinarė, peshkatarė, por edhe pėr punė tė tjera nė shtėpi. Gjurmėt e tyre janė edhe sot nė Ulqin; nė jetėn e familjeve zezake, nė kėngė e tregime, nė onomastikė.


Familjet ulqinake detare, tė cilat prestigjin e vet e kanė parė edhe pėr nga posedimi i zezakėve nė shėrbimin e tyre, kryesisht i kanė trajtuar zezakėt si anėtarė tė familjeve tė veta, si njerėz tė lire e jo si robėr. Atyre u kanė dhėnė ēifliqe, mbiemrat e familjes, dhe u kanė mundėsuar krijimin e familjeve, gjė qė dėshmon pėr qėndrimin njerėzor tė ulqinakėve ndaj zezakėve. Madje ka pasur edhe raste tė martesave tė pėrziera.
Kusaria e Ulqinit, megjithė ngjyrimet legjendare qė mund t’i ketė marrė nė rrjedhėn e kohės, ėshtė nė thelb njė realitet qė kėtė qytet e ka karakterizuar qė nga koha ilire, me tė gjitha baticat e zbaticat e jetės gjatė kohės kur nė tė janė ndėrruar sundues tė ndryshėm, gjatė kohės sė aspiratave tė pushtuesve tė huaj. Ulqini, megjithatė, e ka ruajtur vazhdimėsinė e jetės detare dhe lulėzimi i detarisė nė shekullin XVII-XVIII disi shkon krahas me lulėzimin e kusarisė, me njė dallim qė kėtė tė fundit Porta,duke qenė e rrezikuar edhe vetė nga kusarėt e famshėm ulqinakė, pas Luftės sė Moresė (1714-1718) filloi ta zhdukte.

Ulqini ka njė traditė tė lavdishme detare qė nga kohėt mė tė lashta, mirėpo tė dhėnat historiografike flasin pėr njė lulėzim tė madh tė detarisė ulqinake nė shekullin XVII-XVIII e kėtej. Detarėt ulqinakė zhvillonin tregti me limanet e qendrat mė tė mėdha tregtare tė Adriatikut dhe tė Mesdheut. Transportonin drithė, kripė, lesh, duhan. Nė shekullin XVII flota e Ulqinit, siē shkruan A. Baldaci (A. Baldacci), kishte rreth 500 anije me vela qė lundronin deri nė Mesdhe, kurse sa i takon kusarėve pohohet se nė fillim tė shekullit XVlI kishin njė flotė me mbi 170 anije. Zhvillimi i hovshėm i detarisė dhe i kusarisė, nė shekullin XVII e XVIII dhe mė vonė, kushtėzoi edhe zhvillimin urban tė qytetit i cili filloi tė shpėrthente prej bedeneve te Kalasė. Lindėn lagje e mahalla tė reja, me godina, sheshe, hamame, kroje, xhami, tyrbe, qė dallohen me karakterin urban oriental. Prej kėtyre mė tė njohurat janė Xhamia e Pashės me hamam, Xhamia e Mazgjahut, Xhamia e Bregut, Tyrbja e Ranės pėr tė cilėn ekziston legjenda pėr dy shehitė tė vrarė nė luftė kundėr Venedikut, pastaj tyrbja e Murat Dedit, e Pultit dhe e Resulbegėve, si e mėvonė.

Koha Javore
Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg Detaria-dhe-kusaria-e-Ulqinit.1.jpg (100.1 KiloByte, 7 shikimet)
fegi i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Vjetėr 06-06-2012, 07:30 PM   #70
fegi
Senior Member
 
Avatari i fegi
 
Antarėsuar: Apr 2011
Postime: 7,224
fegi is on a distinguished road
Gabim

Gjurmėt e Zabataj Zvisė nė Ulqin - Mbi tė kaluarėn e Ulqinit (11)

“Gjurmėt e Zabataj Zvisė nė Ulqin duket se kanė mbetur edhe te dy altarėt hebraikė nė Kullėn e Balshajve pranė tė cilėve mendohej se ky i lutej fshehurazi Perendisė. Edhe pse shumė fakte e rrethana nga Ulqini i asaj kohe flasin nė tė mirė tė gjurmėve evidente tė viteve tė fundit tė jetės sė Zabataj Zvi nė Ulqin dhe vdekjes e varrimit tė tij nė kėtė qytet, ende nuk ėshtė vėrtetuar shkencėrisht se ku gjendet varri i tij.”

Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku
Nė shekullin XVII nė Ulqin jetoi njė kohė edhe mesia Zabataj Zvi nga Izmiri (1626- 1676), i cili si i ri pat themeluar lėvizjen masovike tė hebrenjve nė Turqi, dhe ishte nxitės i reformės sė Talmudit hebraik. Si tė tillė pushteti turk e deportoi nė Ulqin, ku si i vetmuar kaloi dhjetė vjetėt e fundit tė jetės nė Kullen e Balshajve, nė tė cilėn qendroi si i internuar. Nė Ulqin mbante emrin Mehmet Efendia. Supozohet tė jetė varrosur nė oborrin e njė shtėpie muslimane ku varri i tij ka karakter tė tyrbes sė shenjtė.
Gjurmėt e Zabataj Zvi nė Ulqin duket se kanė mbetur edhe te dy altaret hebraike nė Kullen e Balshajve pranė tė cilėve mendohej se ky i lutej fshehurazi Perėndisė. Edhe pse shumė fakte e rrethana nga Ulqini i asaj kohe flasin nė tė mirė tė gjurmėve evidente tė viteve tė fundit tė jetės sė Zabataj Zvi nė Ulqin dhe vdekjes e varrimit tė tij nė kėtė qytet, ende nuk ėshtė vėrtetuar shkencėrisht se ku gjendet varri i tij. Personalisht kemi pasur dhe kemi ende bindjen, duke perkrahur mendimet e studiuesve pararendės por edhe tė mėvonshem, se varri apo tyrbja e Zabatai Zvi duhet tė kėrkohet dhe gjendet ne Ulqin, ku gjasat mė tė mėdha mund tė jenė nė tyrben e familjes ulqinake Mani.

Pėr hir tė korrektėsisė edhe ndaj atyre qė mendojnė ndryshe dhe parimit themelor tė rezervave dhe dyshimeve tė cilat duhet t’i ketė ēdo studiues serioz, sepse dyshimi duhet tė jetė bazė e avancimit tė shkencės, na duhet tė rikujtojmė se kohėve tė fundit na ka rėnė nė dorė njė shkrim nga interneti me titull Ambasadori Herman Bernshtajn dhe Mesia fallse, shkruar nga zotėriu Harvey Sarner (1998), ku behet fjalė pėr njė personalitet tė shquar hebraik, zotėri Bernshtajn, ambasador i SHBA-ve nė Shqiperi nė vitet ‘30 tė shekullit tė kaluar. Sipas ketij shkrimi, duket qė Zvi e la Ulqinin me 1673, kohė kur atij iu shqiptua njė syrgjynim tjetėr: kėsaj radhe nė Berat. Ai jetoi ditėt e fundit tė jetės sė tij nė Berat ku edhe vdiq nė vitin 1676. Pa e perjashtuar kėtė mundėsi, na duket sado pak i guximshėm dhe apodiktik pohimi i tij si vijon: Ajo ēfarė dihet me siguri rreth tij, ėshtė se varri i tij gjendet nė anė tė lumit Osum.

Pa mohuar edhe faktin e rėndėsishėm nga Enciklopedia Hebreje qė thotė se pasonjėsit e Zvisė u vendosen nė Berat dhe qėndruan atje pėr 30 vjet (…), por duke pasur parasyshė mendimin e zotėriut Bernshtajn se tashti “Varri i supozuar i Zvisė u bė njė vend i shenjtė pėr njė sekt islamik i njohur si ‘Bektashi’(…), tė cilit muslimanėt bektashi i bėnin pelegrinazh deri mė 1965, pėr mendimin tonė le shumė pėr tė dėshiruar. Kjo na hap rrugėn tė shprehim rezervat tona pėr kėtė varr tė supozuar, por edhe kureshtjen shkencore pėr tė nxitur studiuesit dhe institucionet pėr kėrkime tė mėtejme shkencore dhe ekspertiza tė duhura tė shkencave mė tė avancuara tė sodit, qė pėr hir tė sė vėrtetes mundėsisht tė zgjidhet ky problem njėhere e pėrgjithmonė.

Perveē xhamive, hamameve, krojeve tė shumta qė, nė shek. XVIII u ngritėn nė lagje tė ndryshme jashtė Kalasė, si objekt markant, impozant e i bukur nė Ulqin ngritet edhe Sahat-Kulla (Kulla e Sahatit) e njohur, e cila u ndėrtua ne vitin 1754. Kur flasim pėr ndėrtimin e Sahat-Kullės mund tė jetė interesant se ē’shėnon pėr kėtė njė autor nga fillimi i shekullit XX:

-Flitet se si qytezėn e parė qė u pat ngritur nė Meteriz, kusaret e sulmonin shpesh nga deti dhe e shqetėsonin me topa. Pėr kėtė shkak njerėzit e braktisėn kėtė lagje dhe u vendosėn mė poshtė. Turqit (kėshtu i quan shqiptarėt muslimanė R.U.) e qytetit (mendon nė Kalanė, pjesėn e ngushtė tė Ulqinit R.U.) i urrenin ata tė qytezės jashtė, kėshtu qė shpesh edhe grindeshin mes vete. Turqit e qytezės, duke iu kundervėnė atyre tė qytetit ngriten “sahat-kullen” e lartė, e turqit nga qyteti e gjuanin me topa; edhe sot mund tė vėrehen shenjat. Kjo padurueshmėri rrjedh nga e dhėna se nė qytet (mendon nė Kala R.U.) jetonin kryesisht begleret e agallarėt, shtresa e pasur dhe e privilegjuar, kurse ne qytezėn detaret, tregtaret, zejtarėt e tė tjerė, tė cilėt ata tė qytetit i shikonin me pėrbuzje, por edhe ua kishin lakmi sepse kėta tė qytezes ishin tė vyer dhe kishin vėnė bazė tė fortė pėr jetėn e tyre tė pavarur. (Sipas A. Joviqeviqit nga libri i tij Crnogorsko primorje i Krajina, botuar nė Beograd me 1922).

S’do mend se shtrirja dhe urbanizimi gradual i qytetit prej shekullit XVII-XVIII, me adaptime, rindėrtime e ndėrtime, ku dominonte stili oriental, ishte pasojė e njė zhvillimi tė hovshėm tė jetės detare, tė tregtisė, zejtarisė dhe ekonomisė sė qytetit nė pergjithėsi, krahas tė cilave vazhdonte edhe aktiviteti i kusarisė.

Gjatė kėsaj periudhe Ulqini kishte edhe kantierin detar ku ndėrtoheshin mjete lundrimi edhe mė tė mėdha e mė tė shpejta siē janė galeotat. Mirėpo, flota detare e Ulqinit nuk shėrbente vetėm pėr tregti tė mirėfilltė por edhe pėr kusari, pėr strategji luftarake nė pėrleshje me armikun. Kėshtu ndodhte shpesh qė nėn maskėn e anijeve tregtare qė bartnin vaj, ullinj ose prodhime tė tjera, tė fsheheshin ato tė kusarėve tė rrezikshėm qė nė momentet e pėrshtatshme i sulmonin anijet e huaja tregtare, apo anijet e armikut nė pėrgjithėsi. Prej tyre pesonte shpesh jo vetėm flota detare e disa qyteteve tė Dalmacisė, Bokės sė Kotorrit, por edhe ajo e Venedikut e madje edhe e Turqisė.

Perveē kusarėve tė njohur edhe mė herėt, pėrmendet edhe kusari me emrin Ramadan, si kusari mė i shkathėt dhe mė i tmerrshėm ulqinak i cili nė vitin 1673, bashkė me 22 anėtarė tė ekipazhit, qe vrarė nė pėrleshje me kapedanin venedikas Gulfin tek Ishulli i Gjatė (Dugi Otok), por, siē thuhet, kusarėt ulqinakė u patėn hakmarrė rreptėsisht pėr vrasjen e udhėheqėsit tė tyre.

Gopēeviqi shkruan se ulqinakėt ishin detarė e kusarė shumė tė zotėt. Ata ua kallnin datėn qyteteve bregdetare tė Italisė, Apulisė e Sicilisė. Shumica e anijeve tė tyre ishin tė tipit fusta, mė vone fregata,
brigantina e galeota.

Me fusta apo mjete tė tjera tė lundrimit shpesh strehoheshin nė gjiret e Ulqinit, pas Adės sė Krruēit, nė gjirin e Valdanosit, te Guri i Gjeranės, prej nga i sulmonin anijet qė kalonin andej pari.
marrė nga Koha Javore
fegi i/e shkėputur   Pėrgjigju duke Cituar
Pėrgjigju

Veglat E Temės
Shfaq Modėt

Regullat e Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Fytyrat janė Hapur
Kodi [IMG] ėshtė Hapur
Kodi HTML ėshtė Mbyllur

Zgjidh Forumin


Te gjitha kohėt janė nė GMT +2. Ora tani ėshtė 06:08 AM.


Powered by vBulletin® Version 3.8.4
Copyright ©2000 - 2013, Jelsoft Enterprises Ltd.